Harrojeni një moment CR7 – Bernardeschi ishte i pandalshëm, një prej më meritorëve të kualifikimit

Ai pati nevojë për një ndeshje të madhe që ta tregojë veten – dhe për këtë zgjodhi ndeshjen më të madhe të sezonit për ekipin e tij, Juventusin.

Federico Bernardeschi e ka shpaguar besimin e Massimiliano Allegrit dhe ka treguar pse Paulo Dybala po e ngrohë stolin.

Ylli italian ishte i pandalshëm për 90 minuta sa luajti në sfidën ndaj Atleticos, duke vrapuar sa në njërin krah, as në tjetrin.

Vetëm në pjesën e parë ai ishte tepër agresiv në sulm duke regjistruar personalisht katër goditje, sa e tërë skuadra e Atleticos.

Më tej, ai u përkujdes për asistimin në golin e parë të Cristiano Ronaldos, duke gjetur superyllin portugez në formë të përkryer në zonë.

Pranë rezultatit 2-0, Juventusi kishte nevojë edhe për një gol dhe Bernardeschi ishte aty për të bërë heroin.

Duke shfrytëzuar një top në mesfushë, ai filloi një solo depërtim të pabesueshëm, duke tejkaluar sikur të mos ishte asgjë të sapo inkuadruarin Angel Correa, për të hyrë në mes të zonës, e duke shtyrë këtë të fundit që të shkaktojë ndërhyrje në të.