Haradinaj: Kosova e përkushtuar në rrugëtimin drejt NATO-s

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO.

Ai me rastin e ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it ka falënderuar komandantin e deritanishëm të kësaj force, Lorenzo D’Addario për angazhimin e tij gjatë shërbimit në Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka uruar mirëseardhje edhe drejtuesit të ri të KFOR-it, Michele Risi.

“Kosova është konsoliduar si shtet, duke i fuqizuar mekanizmat e saj të sigurisë, falë rolit të NATO-së në vend, duke u bërë sot një vend demokratik, i përkushtuar për paqe dhe partneritet me aleatët tanë”.

“Sot, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, falënderova Gjeneral D’Addario për angazhimin profesional dhe miqësor gjatë shërbimit të tij dhe i urova mirëseardhje Gjeneralit Risi, me urimet më të mira për sukses në detyrën e re”.

” Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe e fokusuar për paqe dhe siguri në vend dhe rajon dhe në këtë synim, roli i KFOR-it është i jashtëzakonshëm’, shkruan ai, transmeton Klan Kosova.