Haradinaj bën homazhe pranë varrit të Adem Demaçit

Me nderim dhe përkulje, kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka përkujtuar veprimtarin Adem Demaçi, në një vjetorin e vdekjes së tij. Haradinaj së bashku me kabinetin e tij dhe familjen Demaçi, kanë bërë homazhe pranë varrit të bacës Adem. “Në një vjetorin e kalimit në përjetësi, me nderim dhe përkulje kujtojmë kolosin shqiptar, që guxoi të krijojë, Heroin Adem Demaçi. Popullit t `ë Kosovës, që i është bashku popujve të lirë, sot i duhet përmasa e vendosmërisë së simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, për ta gjetur forcën për të qëndruar konsistent në mbrojtje të interesit nacional. Prehu i qetë, Baca i Kombit, Adem Demaçi, Heroi ynë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.