Habit Ali Ahmeti: Unë nuk punoj për të fituar zgjedhjet e ardhshme!

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale 2019, Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka zhvilluar një tubim më qytetarët e Komunës së Shuto Orizares, Butelit dhe çuçer Sandëvës. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij para të pranishmëve bëri te ditur se janë pjekur kushtet për tu votuar një kandidat të përbashkët për president që do të përfaqëson të gjitha etnitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Hoqëm dorë nga patriotizmat pa mbulesë duke qenë pragmatik dhe racional se si duam arrijmë deri tek qëllimi. E hodhëm idenë e presidentit konsensual dhe si ide e kemi paraqitur te të dy palët. Duhet të jemi realist, ne nuk mund të realizojmë përmes votës dhe garës me palën maqedonase zgjedhjen e një kryetari të shtetit. Por ama siç i realizojmë që numëruan bashkëpunëtorët e mi, siç janë Ministrin e Mbrojtjesë, Minitrin e Brendshme, Avokatin e Popullit, Kryetarin e Kuvendit ashtu do të realizohen këto qëllime. Këtu ka një dallim mes nesh dhe partive tjera të vogla. Dallimi është sepse unë Ali Ahmeti nuk llogaris se a do t’i fitoj zgjedhjet e ardhshme apo jo. Por unë punoj së bashku me bashkëpunëtorët e mi për të bërë vepra të mira të cilët do të jenë të dobishme për shqiptarët dhe tani vendosin qytetarët se kujt do ti japin mandatin. Dhe kjo neve na ka mbajtur të pamposhtur dhe të paluhatshëm 18 vite radhazi edhe pse të gjitha shënjestrat i kanë pasur kundër BDI-së, për ta rrëzuar sepse paraqitet pengesë se ne promovojnë program, vizion dhe ide dhe kjo Ju pengon të tjerëve. Në tavolinë ne dimë të drejtojmë tavolinën dhe në negociatat dimë të drejtojmë negociatat dhe me krenari i kemi mbrojtur kërkesat dhe avancimin e shqiptarëve në këto hapësira. Tapia jonë është këtu në këtë vend dhe tapisë duhet ti dalim zot. Tani kemi arritur të mëremi vesh për kandidat konsensual, të përbashkët apo i Qeverisë, si të doni quani, por ne nuk fshihemi pasi që ka edhe prej atyre që fshihen si të pavarur dhe kryejnë detyrat e tjetër kujt”, tha mes tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kryetari Ahmeti u shpreh se me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë fqinje Maqedonia do të fillojë bisedimet poër anëtarësim me BE-në dhe do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s që është garancion për një jetë më të mirë për qytetarët.

“Në këtë vend janë bërë punë të mëdha. Në përfundim të vitit do të jemi anëtarë i plot i NATO-s. Brenda pesë viteve do të jemi anëtarë i BE-së. Por ama, ashtu siç kishim obligime për të fituar ftesën për anëtarësim në NATO dhe ashtu kemi obligim për anëtarësim në BE. Kemi detyra shtesë. Në këtë vend duhet të sundoj ligji, luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, reformat në gjyqësi dhe ne pas pesë viteve nëse jemi të suksesshëm në zbatimin e reformave, të jemi të bindur se do bëhemi anëtarë i plotfuqishëm i Bashkimit Evropian”, theksoi lideri Ali Ahmeti.

Para të pranishmëve fjalë rasti pati edhe shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Izet Mexhiti, Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, dhe deputeti Artan Grubi. Aktivitet e radhës Bashkimi Demokratik për Integrim do ti ketë ditën e enjte në tre vendbanime edhe atë në Pllasnic, Dollnen dhe në Krushev.