Greva bllokon aeroportin, e pësojnë udhëtarët

Greva e punëtorëve të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” ka hyrë në ditën e tretë të saj.

Për dallim nga dy ditët paraprake që zgjati 1 gjegjësisht 2 orë, greva e afro 500 punëtorëve gjatë së mërkurës zgjati plot gjashtë orë.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit, Bashkim Latifi, ka thënë për klankosova.tv se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.

Mbi 500 punëtorë të aeroportit “Adem Jashari” sot në grevë gjashtë orëshe

 

Kërkesat e tyre janë hiq më pak se pesë.

“1. Të paguhet rrezikshmëria në vendin e punës sipas ligjeve të punës në Kosovë.
2. Të bëhet nivelizimi i pagave.
3. Të paguhet përvoja e punës
4. Të paguhet orët e punës gjatë fundjavës, dhe
5. Të paguhet një shujtë ditore.

Sot grevë dy orëshe, nesër gjashtë në Aeroportin e Prishtinës

 

Në krejt këtë situatë të krijuar në “Adem Jashari” më së shumti po e pësojnë udhëtarët kjo pasiqë greva shtyu e anuloi disa fluturime.

Pritje me orë të tëra dhe nervozizëm në këtë kohë pushimesh verore po përjetojnë shumë qytetatarë por kjo gjendje po del të jetë më problematike për ata që jetojnë në diasporë.

Pse Aeroporti i Prishtinës nuk po e ndal grevën që po shkakton kaos me fluturime?

Aeroporti i Prishtinës nuk ka ndërmarrë  deri më tani pothuajse asgjë për ta ndalur grevën.

Kryesindikalistri i punëtorëve të aeroportit, Bashkim Latifi ka thënë të martën për klankosova.tv. se kanë provuar të zhvillojnë dialog me zyrtarët e këtij institucioni dhe kanë zbritur në dy kërkesa në mënyrë që të vazhdohet puna, mirëpo as atëherë nuk janë marrë parasysh.

Sot grevë dy orëshe, nesër gjashtë në Aeroportin e Prishtinës

Rezulton se i vetmi veprim i këtij institucioni gjegjësisht i departamentit të Sigurisë së Aeroportit në ditën e tretë të grevës ishte ai për suspendimin e nëntë punëtorëve grevistë që u bë përmes një mesazhi.