Gattuso tregon se si do ta ndalë Ronaldon

Gattuso ka zbuluar planin e tij për ta ndalur Ronaldon Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka zbuluar planin e tij për ta ndalur sulmuesin portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldon, duke thënë se do ta arrijë këtë përmes organizimit të ekipit dhe karakteristikave individuale të lojtarëve të tij. Këtë gjë ai do të tentojë ta bëjë në ndeshjen finale të Superkupës së Italisë, e cila do të zhvillohet sot në orën 18:30 në Arabi Saudite, në stadiumin King Abdullah Sports City. Portugezi është duke e dëshmuar veten mjaft mirë në Serie A dhe deri më tani e kryeson garën për Këpucën e Artë të Italisë, me gjithsej 14 gola të shënuara, vetëm një më shumë se Krzysztof Piateku i Genoas.

“Me organizim të ekipit, karakteristika të lojtarëve individualë brenda zonës së tij. Gjatë gjashtë apo shtatë vjetëve të fundit, Ronaldo është bërë një lojtar i mrekullueshëm. Kur unë luaja kundër tij, ai bënte “show. Tani, ai nuk po e bën këtë gjë. Ai bën gjithçka tani në mënyrë të furishme dhe bën gjithçka që të jetë më efektiv, për ta ndaluar kundërshtarin. Ai bëhet edhe më i mirë me kalimin e kohës. Ai dëshiron të shënojë dhe dëshiron të të shkaktojë probleme. Ai ka ndryshuar shumë gjatë shtatë vjetëve të fundit, tani ai është një makinë e përsosur. Sa më i vjetër që bëhet, aq më shpejt vrapon. Ai duket si një djalosh pa moshë. Këtu e kupton se çfarë lloj lojtari është ai”, ka thënë Gattuso. Të ngjajshme Gjykata kërkon ADN-në e Ronaldos 2018-ta për Ronaldon, viti më i mirë i karrierës Ronaldo shpallet lojtari i vitit Ronaldo pritet të përfitojë 110 milionë euro gjatë vitit 2019 Ndeshje të shumta futbollistike do të zhvillohen gjatë ditës së sotme Reali i ofron Chelsea-s dy lojtarë për Hazardin




Be the first to comment

Leave a Reply