G24: A është “dorëzuar” Ahmeti kundrejt BESËS dhe kreut të Lëvizjes, Bilall Kasami!?

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Click Plus” në TV21, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka ulur tonin kur bëhet fjalë për matjen e fuqisë politike në terren por edhe në përballjet mediatike. Ahmeti më në fund pas shumë vitesh i bindet opozitës në fjalë, Lëvizjes BESA, ku edhe thekson se Lëvizja BESA për momentin qëndron si oponent i BDI-së dhe si kundërshtar më i zëshëm. Mendoj që Lëvizja BESA edhe statistikisht qëndron si opozita më e fuqishme në vend dhe se debat mund të realizoj vetëm me të fortit që le të nënkuptohet se debati mes Liderëve të bllokut opozitar kreu i BDI-së do të përballej me kreun e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili qëndron si opozitë më fuqishme dhe e katërta nga partitë politike në vend pas LSDM,VMRO,BDI-së. Lëvizja BESA në zgjedhjet parlametare të vitit 2016 arriti të merr mbi 60 mijë vota dhe u bë faktor kyç në republikën e Maqedonisë./gostivari24.info/