(FOTO) LLOKMAN LIMANI i ALTERNATIVËS avancon kuadro të VMRO-DPMNE-së!?

lokman Limani, drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm i partisë “ALTERNATIVA” këto ditë ka avancuar kuadro të VMRO-DPMNE-së. Kështu thonë për MEDIAL.MK disa të punësuar në këtë inspektorat që dëshirojnë të mbeten anonim.

Sipas këtyre të punësuarve, në konkursin e fundit janë avancuar vetëm maqedonas edhe atë që të gjithë kuadro të VMRO-DPMNE-së. Siç shprehen të punësuarit e revoltuar në Inspektoratin Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm, për të qenë ironia edhe më e madhe avancimet e fundit janë bërë sipas RREGULLORES së vjetër për SISTEMATIZIM të datës 21.07.2015 të realizuar nga ish drejtoresha Marina Naçeva Kavrakova, kuadro e VMRO-DPMNE-së.

Sipas dokumenteve publike të shpallura në ueb-faqen zyrtare të këtij inspektorati http://digu.gov.mk, mund të shihen avancimet e drejtorit Llokman Limani.

Në konkursin e fundit në pozitën Udhëheqës Sektori janë avancuar: Violeta Gj, Kostel Sh dhe Natasha T.,