Ferguson për Wengerin: ‘Legjendë absolute’

Sir Alex Ferguson e ka cilësuar trajnerin Arsene Wengër si “Legjendë absolute”, në një natë speciale që ishte dedikuar për të nderuar francezin.

Të hënën mbrëma, Wenger morri titullin “Legjendë e Futbollit”.

Gjatë periudhës që Wenger udhëhoqi Arsenalin në Angli, raportet mes tij dhe Ferguson ishin korrekte, por jo rrallë të nxehta.

Për 22 vite sa e udhëhoqi Arsenalin, francezi fitoi 3 tituj të Premier Ligës, 7 kupa FA dhe 7 Superkupa.