Fatmir Aliu: “Muhamed, leje facebook-un, hajde sonte në “Click Plus” (FOTO)

Kuvendi i Maqedonisë Veriore mbrëmë nuk arriti që ti heq imunitetin deputetit Trajko Veljanovski, i dyshuar për organizimin e ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill të 2017. Kjo dështoi pasi që në minutat e fundit kur duhej të hidhej në votim u ndërpre seanca nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, transmeton Opinion.mk

Deputeti në Kuvendin e Maqedonisë dhe nënkryetar në LSDM, Muhamed Zekiri, ka reaguar në rrjetet sociale pas anulimit të seancës në të cilën duhej të votohej për heqjen e imunitetit të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Trajko Veljanoski.

Ndërkaq pas reagimit të Muhamed Zekirit në rrjetet sociale, Moderatori i emisionit debativ “Click Plus” në TV21, Fatmir Aliu në rrubrikën e komenteve ka ftuar publikisht Zekirin duke i thënë që ta lë facebook dhe të vije në emision për të diskutuar rreth kësaj ngjarrjeje.

“Muhamed leje facebook-un e hajde ne #ClickPlus sonte me Ejup Alimin e Syrija Rashidin dhe flasim hapur cka ndodhi mbreme dhe pse u anulu seanca! P.S. mos thuaj qe s’te ftova edhe publikisht” iu drejtua Fatmir Aliu, Deputetit të LSDM-së Muhamed Zekiri.