Enca nuk e ka dert, poston foto me cigare me përmbajtje narkotike (FOTO)

Enca është prej këngëtareve që nuk e ka fare problem të sjell imazhe që nxisin reagime.

Përveç fotografive provokuese në të cilat shfaq linjat e saj ajo këtë herë e ka tepruar duke sjellur një imazh ku shihet duke konsumuar bari, shkruan Indeksonline.

“N’Amsterdam me bari, N’Tirane me dashni” ka shkruar Enca në mbishkrimin e imazhit.

Kjo nuk është hera e parë që ajo bënë një gjë të tillë, edhe më herët Enca ka ndarë me adhuruesit video dhe imazh ku shihej duke konsumuar lëndë të dyshimta.

Image