EKSKLUZIVE: Sulmuesi i Zijadin Selës në ikje

Nikola Vojminovski, i dënuar me 13 vjet heqje lirie për sulmin ndaj deputetit Zijadin Sela është në ikje, merr vesh gazeta KOHA. Ky person i cili është dënuar për veprën penale tentim vrasje ndaj deputetit Sela, ka qenë duke qëndruar në paraburgim shtëpiak.

Gazeta KOHA mëson jozyrtarisht se dje pjesëtarët e policisë së Maqedonisë, kanë shkuar në shtëpinë e tij në rrugën “Pekljane” nr.90, me çrast kanë konstatuar se i dënuari ka ikur nga shtëpia. Këtë informatë pjesëtarët e policisë e kanë siguruar nga familjarët e tij.

Menjëherë pas kësaj, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër të informohet gjykatësi përgjegjës I kësaj lënde. (koha.mk)

Be the first to comment

Leave a Reply