E quajnë hipokrite pasi lavdëron Shqipërinë, reagon Alketa Vejsiu (FOTO)

Alketa Vejsiu ka vendosur të ndajë video ka perlat në Jugun e Shqipërisë. “Shqipëria, bukuroshja e Mesdheut, toka që aq shumë dua”, shkruan moderatorja duke i thurur lavde atdheut.

Por, pas këtij postimi më rrjete sociale, ka shpërthyer edhe një komentuese që e etiketon Alketa vejsiun “hipokrite”.

“Ta doje aq shumë ti nuk jetoje për aq vite jashtë . Apo të lindje fëmijët jashtë , apo të bëje pushimet jashtë. Mjaft me këto skena se beheni pak si shume hipokrite,”– shkruan ndjekësja në postimin e moderatores.

Me sa duket komentuesja nuk qenka e informuar se Alketa Vejsiu jeton në Tiranë, dhe moderatorja ‘ka ngritur zërin’, duke i bërë të qartë se nuk e ka ‘braktisur’ Shqipërinë: “Unë jetoj në Shqipëri Albaaaaaaaaa! S’kam jetuar kurrë jashtë”.