E merr gruaja në telefon, presidenti i Komisionit Europian lë nam në mes të konferencës (VIDEO)

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tërheq shpesh vëmendjen me veprimet e tij në daljet publike. Ditën e sotme gjatë një konference për shtyp në Egjipt, Juncker-it i ra telefoni të cilin ai e ende nuk është mësuar ta vendosë ‘silent’, pavarësisht se e ka ndërprerë edhe në konferenca të tjera.Juncker kërkoi falje dhe hapi telefonin, foli shumë pak dhe e mbylli.”Ishte dyshuesja e zakonshme, gruaja ime”, tha Juncker dhe shkaktoi të qeshura. Më pas vazhdoi me fjalimin sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Për më tepër, shihni videon në vazhdim: