E konfirmon Qeveria/ Ylber Sela drejtor i Agjencisë për përdorimin e gjuhëve

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Muhamet Hoxha sot në takimin e rregullt me gazetarë konfirmoi se dr. Ylebr Sela është emëruar drejtor i Agjencisë për përdorimin e gjuhëve. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhje e fundit e emëroi dr Ylber Selën drejtor të Agjencionit për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve. Emërimi është bërë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore sepse konkursi për zgjedhje të Drejtorit të Agjencionit është shpallur para shpalljes së zgjedhjeve presidenciale”, tha Hoxha.

Qeveria konstatom dorëheqjen e drejtorit të burgut hetsue stë Shkupit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit konstatoi dorëheqjen e Drejtorit të Burgut Hetues në Shuto Orizar Gjoko Kotevski. Kështu deklaroi zëdhënësi I Qeverisë Muhamet Hoxha I cili pohoi se pas zgjedhjeve do të emërohet drejtor i ri.

“Duke marrë parasysh se dorëheqja është dhënë në periudhën pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, e njëjta do të shqyrtohet pas përfundimit të procesit zgjedhor, pasi që të përfundoj ndalesa për shkarkim dhe emërim në bazë të Kodit Zgjedhorë”, tha zëdhënësi Hoxha I ili potencoi se deri atëher Kotevski do të qëndroj në krye të drejtorisë.