“E gjithë BDI-ja sot në Strugë për një sallë sporti”, Emush: Janë duke promovuar projektet e VMRO-së!

Kryetari i Degës së Strugës nga radhët e Lëvizjes BESA, Fatmir Emush, në rrjetin social Facebook ka reaguar për projektet e BDI-së në rrethin e Strugës. Sipas Emushit, gjithë ministrat e BDI-së së bashku me kryetarin e tyre po promovojnë projektet qeverisë së VMRO-së të cilët duhej në vendbanimet shqiltare të ishin përfunduar para 5-6 viteve.

Ja reagimi i plotë i Fatmir Emush;

“Të gjithë ministrat e BDI bashkë me kryetarin e tyre, lavdërohen dhe promovojnë projekte të Qeverisë së VMRO-të cilat duhej në vendbanimet shqiptare të jenë përfunduar para 5-6 viteve. POR shtrohet pyetja :mos vallë dikush erdhi të vizitojë gjendjen dhe të sëmurët në Spitalin në Strugë i cili nga shiu u shkatërrua! Jo? E pse? Sepse kanë prioritet mashtrimin për të marrë vota jo për tu kujdesur për shqiptarët!”