E FUNDIT/ Milan shkarkon trajnerin Giampaolo

Aventura e trajnerit Marco Giampaolo nuk ka zgjatur më shumë se 5 muaj te Milani.

Kuqezinjte kanë shkarkuar nga detyra italianin. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Sipas tij, Milani ka nisur bisedimet me ish trajnerin e Fiorentinës dhe Interit, Stefano Pioli.

Giampaolo e drejtoi Milanin në 7 ndeshje, duke regjistruar 3 fitore dhe 4 humbje.