Ditë VENDIMTARE, Bullgaria sot do të vendosë për kushtet e eurintegrimit të RMV-së

Qeveria e Bullgarisë sot duhet ta verifikoj pozicionin dhe kushtet për procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva dje paralajmëroi se, sot do të verifikohen “kushtet më të rëndësishme të Sofjes për përkrahje të anëtarësimit të Shkupit në Bashkimin Evropian (BE)”.

Zaharieva gjithashtu ka njoftuar se, përkrahja e Sofjes ndaj Shkupit nuk do të jetë e pakushtëzuar.

Në Kuvendin e Bullgarisë dje ka qenë i dorëzuar propozim – deklarata për zgjerim të BE-së dhe procesin e inkuadrimit të RMV-së dhe Shqipërisë.