Dështon transferimi i madh i Milanit

Pas Ante Rebic, drejtuesit e Milanit janë hedhur në sulm edhe për një transferim.

Sipas mediave italiane, Milani kërkoi një tjetër sulmues në orët e fundit dhe emri i Taison të Shakhtar ishte më i nxehti, raporton GazetaBlic.

Milano kishte punuar për ta sjellë Taison në ditën e fundit të transferimeve, përkundër insistimit të Shakhtar për ta shitur lojtarin veç për 30 milionë euro.

Sidoqoftë, Milan News dhe Gazzetta dello Sport tani raportojnë se negociatat përfunduan dhe lojtari nuk do të largohet nga Ukraina.

Milani refuzoi të paguante aq shumë për një lojtar 31 vjeçar.