Dervish Alimi: Pakëz teori politike

Shkruan Dervish Alimi, anëtar i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA

Pakëz teori politike:

Diferenca ndërmjet opozitës dhe opozitës qëndron në atë se opozita nuk ka fuqi vendimmarrje si pozita, por vetëm këshilldhënëse dhe qortuese. Relativizimi i fajësisë dhe barazimi i përgjegjësisë ndërmjet tyre dëshmon mungesën e kulturës politike gjithëpopullore.
Për të kërkuar llogari nga opozita së pari i duhet dhënë shansi ta dëshmojë veten duke ia dhënë përgjegjësinë e vendimmarjes. Eshtë shumë lehtë të thuash se të gjithë janë njësoj dhe populli i gjorë s”ka hiq faj..(=që i voton me vite dhe dekada këta që sot i dëgjojmë për ditë si e shajnë dhe e ofendojnë…!) dhe prapë kur të vijnë votimet e rradhës fajin do ta ketë opozita…pse populli voton sipas interesit dhe jo sipas bindjes!
Opozita tash na duhet si jastëk për të qarë, pra vetëm për t’u ankuar dhe për të protestuar. Së paku të kishte thënë dikush: “Ju kishit të drejtë, na falni që s’u besuam”!
Po ajo kujt t’i ankohet/j dhe para kujt të protestojë për mungesën e besimit…!