Deputeti Zendeli kërkon nga prokuroria të proceson keqpërdorimet e kryetarëve të komunave nga BDI!

Ja postimi i plotë:

Kryetarët e komunave nga rradhët e BDI -së i kane shndërruar komunat në pashallëqe të tyre me veprimet e tyre joligjore…
Komisioni Anti-Korrupsion kërkon ndjekjen penale të kreut të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti për shkak të mos-veprimit ndaj kërkesave për legalizimin e platformave jolegale në Matkë. Sipas kryetares së Komisionit, platformat ilegale nuk i nënshtrohen legalizimit, por edhe përkundër këtij fakti Bexheti nuk i refuzoi kërkesat e madje i mbajti në sirtar ato.( sipas ALSAT).
Te shohim si do të reagoj prokuroria publike , a do të veproj konform kompetencave ligjore që të ndjek kryesit e veprave penale ose do të vazhdoj avazin e vjetër të heshtjes dhe mbylljes së syrit në rastet kur kryesit e veprave penale janë funksionarë të pushtetit ( BDI-LSDM). Komisioni Anti-Korrupsion konfirmon shkeljen ligjore respektivisht vepër penale nga ana e kryetarit të komunës së Sarajit.
Për rastin e Kryetarit të Komunës së Sarajit, është interesant fakti se zëri I tij dëgjohet (bombat e Zaevit) se si negocionte emërimin e prokurorëve ( qeverisjen e kaluar), por edhe mbështjetjen që i’a dha Kryeminstri Zoran Zaev në zgjedhjet komunale.
Një rast I mire për prokurorinë publike por edhe për pushtetin aktual ( prokurori e pavarur) të dëshmoj veten se pak është i interesuar për sundimin e së drejtës dhe shtetit ligjor.