Cigaret elektronike vijojnë të marrin jetën njerëzish, viktima e gjashtë

Rritet numri i viktimave nga sëmundja e rralle në mushkëri si pasojë e përdorimit të cigareve elektronike në SHBA.

Viktima I fundit është një 55 vjecar nga Kansasi I cili kishte ditë që ishte shtruar në spital me simptoma në mushkëri që rëndoheshin ditë pas dite.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se ky është I gjashti rast kur një person përdorues I cigars elektronike ka humbur jeten si pasojë e problemeve në traktin respirator.

Ndrëkohe në Los Angelos rezultojnë të shtruar edhe 12 persona të tjerë me simptona të njejta që përfshijnë dhimbje gjoksi, probleme te mëdha me frymemarrjen dhe të vjella.

Autoritetet shëndetësore amerikanë janë ende duke punuar për të specifikuar në mënyre të sakte burimin e kësaj semundje e cila të paktën deri tani thuhet se I ka bazat tek lengu që perbën cigaren elektronike.