Bushati takon ministrin holandez, Stef Blok: Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj, të vijohen reformat e nisura

Në takimin mes tyre u diskutua marrëdhënia miqësore midis dy vendeve, reformat e ndërmarra të qeverisë shqiptare në kuadër të hapjes në negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe qëndrimi që do të mbajë Hollanda ndaj Shqipërisë në këtë proces.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim këtë të enjte me homologun holandez Stef Blok, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë. Bashkëbiseduesit rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore, të cilat rezultojnë shumë të mira pas viteve ’90, si dhe diskutuan përkushtimin e qeverisë shqiptare ndaj hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Ministri Bushati theksoi se partneriteti strategjik midis dy vendeve është një garanci për të pasur një bashkëpunim edhe më të madh dhe të gjithanshëm si në aspektin dypalësh, veçanërisht atë ekonomik dhe tregtar. Ndërsa ministri holandez Stef Blok, teksa u shpreh i kënaqur për ndodhjen e tij në Tiranë, i vlerësoi reformat e ndërmarra në Shqipëri në sistemin gjyqësor, klimën e investimeve, apo mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe u shpreh se Shqipëria duhet të vijojë të ndjekë këtë rrugë zhvillimi, nën synimin për të prekur idealin Europë.

Në kuadrin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, të cilat priten të hapen në qershor 2019, Blok u shpreh se do ta bëjë publik qëndrimin e tij në varësi të progresit që do të shënohet në raportin e KE-së.

Holanda vitin e kaluar ishte një nga tre shtetet skeptike përsa i takon hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.




Be the first to comment

Leave a Reply