Bullgaria i thotë “PO” Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e negociatave

Qeveria e Bullgarisë i ka thënë “po” marrjes së datës për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për nisjen e negociatave anëtarësuese në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Informacionin e ka konfirmuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Edhe ministri i Mbrojtës, Krasimit Karakaçanov ka deklaruar se në seancë qeveritare është votuar “për” dhënien e datës së BE-së për RMV-në dhe Shqipërinë.

Në Kuvendin e Bullgarisë dje ka qenë i dorëzuar propozim – deklarata për zgjerim të BE-së dhe procesin e inkuadrimit të RMV-së dhe Shqipërisë.