Bota shqiptare humbi një nga personalitet më të ndritshme, Idriz Ajetin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Ajeti dhe Akademinë e Shkencave pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajeti, njofton Klan Kosova.

“Bota shqiptare humbi sot njërin nga personalitetet më të ndritshme të historisë sonë të re, albanologun e shquar Idriz Ajetin”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Gjatë 70 vjet karrierë shkencore, Akademik Ajeti la gjurmë të pashlyeshme në gjuhësinë dhe zhvillimet shoqërore e politike të Kosovës”.

“Kontributi i tij në vitet ’90 ishte i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të vërtetës së Kosovës. Kalimi i tij në amshim është humbje për shkencën dhe kulturën mbarëshqiptare. Ngushëllime të thella familjes Ajeti, komunitetit akademik dhe miqve të shumtë”.