Bokseri Aziz Salihu i bashkohet partisë së Milaim Zekës

Ish-bokseri i njohur shqiptar, Aziz Salihu i ka hyrë politikës.

Ai është bashkuar me Partinë Euroatlantike të Kosovës me kryetar Milaim Zekën. Këtë e ka bërë të ditur Hysen Gecaj, që është pjesë e partisë së Zekës.

Ai ka shpërndarë një fotografi ku shihet Milaim Zeka dhe Aziz Salihu.