“Boki 13” sot do të japë deklaratë përpara Ruskoskës

Bojan Jovanovski apo i njohur si “Boki 13”, sot duhet që të dërgohet nga Burgu i Shutkës deri në Prokurorinë për krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku duhet që të japë deklaratë për rastin “Reket”, njofton Portalb.mk.

Kjo do të jetë përballja e parë e Jovanovskit me prokuroren Villma Ruskoska, pasi që ditën e arrestimit ai është dërguar vetën në gjykatësin e procedurës paraprake dhe prej atje direkt në paraburgim.

Jovanovski është i dyshuari i parë për rastin “Reket”. Nesër pritet që para Ruskoskës për herë të dytë japë deklaratë e dyshuara e tretë, ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.

Zoran Milevski  Kiçeec, ka dhënë deklaratë, ndërkaq jozyrtarisht i njëjti ësht ëmbrojtur në heshtje.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.