Boki 13: Nuk ndjehem mirë, nga mëngjesi kam vjellë 10 herë i ri

Boki 13 i akuzuar në rastin “Zhvatja” në gjykatë erdhi me 45 minuta vonesë. Shkak i vonesës së tij siç bëri të ditur gjykatësja është se i është nënshtruar një terapie përshkak se ai ka problem me lukthin dhe ajo shtoi se i akuzuari ka sjellë me vete edhe vërtetim mjekësor.
Bojan Jovanovski para gjykatës deklaroi se ai dëshiron që të merr pjesë ne seancë, mirëpo gjendja e tij shëndetësore ia pamundëson këtë pasi siç tha që nga mëngjesi ka vjellë rreth 10 herë.
“Nuk ndjehem mirë. Që nga mëngjesi kam vjellë rreth 10 herë. Kam dëshirë që në mënyrë aktivë të marrë pjesë në gjykim, por gjendja imë shëndetësore nuk ma lejon këtë, e keni edhe vërtetimin mjekësor nga spitali ‘8 shtatori’ që un po marrë terapi. Edhe mjeku më tha se nuk mund të marrë pjesë në seancë, por unë insistova që të vij, që mos të dalë se unë nuk dua të marrë pjesë në seancë”- tha Boki 13.
Edhe avokati e tij e plotësoi se për gjendjen shëndetësore të Bokit ka folur me muaj të tërë se ai nuk është gjendje të marrë pjesë aktive në gjykim.
Ndërkaq prokurorja e lëndës Villma Ruskovska u shpreh se nga spitali “8shtatori” kanë vërtetuar se gjendja shëndetësore e këtij të akuzuar është e mirë dhe ajo personalisht konsideron se është kështu dhe se i njejti mund të marrë pjesë në gjykim.
Për të vërtetuar gjendjen reale shëndetësore gjykata e ka sjellur një ekip mjekësor dhe u dha pauzë prej 20 minutash që mjekët ta kontrollojnë Bokin 13, për të parë nëse mund të vazhdohet seanca e sotme ose jo.