Bela – Osmanit: Ah bre doki çka të gjeti kështu




Ish funksionari i BDIsë Valon Bela, tash më pjesë e Lëvizjes Ndryshe ka komentuar shikueshmërinë e emisionit Click Plus ku mysafir ishte zv kryeministri Bujar Osmani.

Në profilin e tij në facebook Bela ka shkruar

Me qenë njeriu i dytë në Qeverinë e RMVsë dhe mos me të shikuar as 600 persona dëshmon se edhe njerëz të BDIsë kanë ngritur duart.

Ah bre Doki, ç’të gjeti kështu, shkruan Bela.

Në foton e postuar nga Bela shihet se intervistën me Bujar Osmanin në Click Plus e shohin vetëm 590 persona.