BDI-Çair: Sulmi, oferta kryesore e Besës për qytetarët e Çairit

Lëvizja Besa dhe kandidati i saj për kryetar komune në Çair, Zeqirja Ibrahimi në mungesë të projekteve, ideve dhe zgjidhjeve të problemeve të qytetarëve, ka zgjedhur që fushatën e tij ta realizojë përmes akuzave, pa pasë kurrëfarë ideje se çfarë në të vërtetë duhet të ofrojë për qytetarët.

Duket qartë se koncepti i Besës për Çairin, janë rrjetet sociale dhe ofendimet e tyre ndaj kundër kandidatëve të tyre, mirëpo kur dikush u jep kritika, Zeka i fshin dhe i bllokon.

 Fushata ala VMRO e Zeqirja Ibrahimit, i cili del para ndonjë nga shkollat, para komunës apo ndonjë institucion tjetër dhe mban pres-konferencë duke akuzuar pa fakte dhe dëshmi dhe pastaj largohet, tregon qartë se kush në të vërtetë qëndron pas tij.

  Besa e Çairit është aq e hutuar nga mbështetja që merr Visar Ganiu nga qytetarët e Çairit dhe më gjërë, saqë të len përshtypje se edhe vet kandidati i saj, do të votojë Visar ganiun dhe jo veten e tij.

E gjithë kjo huti ka ndikuar aq saqë kandidati i Besës harron se qytetarët duan program, ide dhe platformë sipas të cilës do të veprojë nëse e merr besimin e qytetarëve të Çairit, apo ndoshta edhe atëherë Zeka do të del para ndonjë shkolle apo para komunës dhe do ta akuzojë vetveten.

Zeqirja Ibrahimi mendon se qytetarët do ta votojnë atë vetëm pse është i Besës dhe se do kalojë sikur në zgjedhjet parlamentare.

 Zeka i Besës shkon edhe më tej duke përzier ingerencat e deputetit me ato të kryetarit të komunës, ndoshta mendon se komuna do të jetë kuvend e do të duhet vetëm të votojë ligje e jo të ofrojë zgjidhje për hallet e problemet e qytetarëve.




Be the first to comment

Leave a Reply