Baxhanaku i Xhaferit zgjidhet zv/kryetar i Komisionit për Antikorrupsion

Nuri Bajrami është zgjedhur për zv/kryetar i Komisionit për Parandalim të Korrupsioni. Ai është përzgjedhur në bazë të principit të lotarisë ku të gjithë anëtarët tërhoqën nga një fletë në të cilën shkruan anëtar, ndërsa Bajrami, e tërhoqi fletën ku shkruan zv/kryetar.
“Kjo me të vërtet ishte rastësi, tani duhet të fillojmë të punojmë”, ka thënë Bajrami.
Ai do të jetë në këtë pozitë gjashtë muaj, dhe më pas në principin e rotacionit do të zgjidhet anëtari tjetër.
Komisioni në seancën e parë në rend dite e vendosi edhe përzgjedhjen e Bajramit në Komisionin për Antikorrupsion, nëse ka përplasje të interesave në përzgjedhjen, pas informacionit se ai është baxhanak me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.