Basha, Ramës: Deri të premten e 15 Shkurtit gjej zgjidhje politike

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar 16 shkurtin nga Elbasani si finalen e madhe, ku i gjithë populli do t’i kundërvihet një grushti njerëzish.

Teksa është pritur nga qindra mbështetës, të cilët e kanë përgëzuar por dhe kanë ndarë shqetësimet me të në lidhje me gjendjen aktuale të qytetit e rëndesën ekonomike, Basha është shprehur: “Me 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli, kundër një grushti njerëzish. Të gjithë! Janë të gjithë bashkë, kundër një grushti njerëzish.”

Më herët gjatë një takimi në Pogradec, Lulzim Basha i dha ultimatum kryeministrit Edi Rama 15 shkurtin për të gjetur zgjidhje politike. Në të kundërt, sipas tij, shqiptarët do ta tërheqin më 16 shkurt zvarrë nga zyra.