Basha me të rinjtë në Elbasan: Humbja nga emigracioni është 559 milionë euro

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur në Elbasan turin e takimeve. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e këtij qyteti, kreu i opozitës u ndaj te problemi kryesor, ai i emigracionit të të rinjve.

Zotimi numëri 1 tha Basha është kthimi i shpresës. Ndërsa theksoi se humbja nga emigracioni është 559 milion euro.

Basha: Emigracioni është një problem i tmerrshëm ekonomik. Humbja potenciale e mundshme nga emigracioni është 559 milion euro. Sa shumë gjëra të mira mund të ishin bërë me 559 milion euro për vendin e sidomos për rininë. Plaga më e madhe e emigracionit është se po prek kryesisht rininë.

Basha garantoi bursa 100% për studentët me të ardhura të pakta dhe bursë 50% për studentët me të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj.

Basha: Po të investojmë tek rinia, do na kthehet shumë herë në benefite në të ardhmen. Duke investuar te rinia ndalet dhe emigracioni. Nuk ndalet emigracioni duke shtuar policë në kufi./oranews.tv/