Basha: Krahasuar me Ramën, Pjetri është një kriminel i rangut të tretë

Kryeopozitari Lulzim Basha thtotë se “krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.”

Në një reagim të publikuar sot, Basha e konsideron kryeministrin Rama si  “kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!”

“Është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës. Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”, thotë kreu i PD-së.