Bardhyl Dauti premton zgjidhje për bulevardin `Blagoja Toska` në Tetovë

Kandidati i PDSH-së për kreun e komunës së Tetovës, ish deputeti Bardhyl Dauti në shoqëri të kandidatëve për këshilltarë në këshillin e komunës së Tetovës ka kryer vizita sot në bulevardin Blagoja Toska duke ofruar kështu zgjidhje pasiqë ky vend sipas tij ishte lënë anësh nga pushteti lokal në Tetovë.

Kandidati i PDSH-së Dauti tha se bashkë me ekipin e tij ka bërë plan konkret për hapjen e bulevardit hapjen e vendparkimeve dhe ndriçim publik, pasiqë sipas tij ky bulevard do të lehtësojë shumë trafikun në qytetin e Tetovës.




Be the first to comment

Leave a Reply