Balotelli tallet me humbjen e Man United, ja çfarë shkruan italiani

Mario Balotelli i është gëzuar humbjes 2-0 të Manchester United përballë PSG-së në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 në Champions League.

Futbollisti i Marseille ka bërë disa postime gjatë ndeshjes ku ka ironizuar me humbjen e skuadrës angleze.
Ai fillimisht ka postuar një “tiki-taka” të skuadrës parisiene e më pas i është bashkëngjitur tifozëve të Manchester Cityt në festë.

“Tifozët e Man Cityt janë të lumtur! Natën e mirë”, shkroi italiani në rrjetet sociale.