Balla “ngrit” në qiell Dakon: Ka bërë punë të shkëlqyer, meriton të rizgjidhet

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 se kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka bërë një punë të shkëlqyer për 16 vite në këtë detyrë dhe se meriton të rizgjidhet. Por ai theksoi se është asambleja e PS ajo që vendos. Balla ka replikuar me gazetarët përballë tij duke kundërshtuar blerjen e votave dhe deklaroi se PS kërkon të marrë edhe bashkinë e Shkodrës dhe Kukësit.

Për sa i përket protestës në vend ai tha se ndryshe nga ato në vende të ndryshme të Europës inspirohet nga lidershipi i dy partive.
Më 19 janar votohet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për çështjen e emrit në Athinë, marrëveshja e Prespës, 60 mijë protestues dhe dhunë djegie çdo të shtunë në Paris. Këtu dhuna inspirohet nga lidershipi i dy partive.