“Balili nuk u kap te pedonalja e Delvinës, por nga një operacion i sofistikuar”

Kryeministri Edi Rama duke u ndalur tek çëshja e Klement Balilit nuk ka nguruar që të lëshojë akuza në drejtim të medias. Në një postim në Twitter, Rama shprehet se vetëdorëzimi i Balilit u bë pas një operacioni të sofistikuar nga ana e policisë dhe nuk u bë me dëshirën e këtij të fundit.

“Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij”




Be the first to comment

Leave a Reply