Artin Spahiu i BDI-së e krahason Mukin me Milenko Nedellkovskin

Shkruan Artin Spahiu në Facebook.

“Në raport me BDI-në, përvoja ka treguar se LSDM-ja nuk e ka përfilluar fare Milenkon brenda tyre , Mu(k)(t)in, i cili, po si Milenkoja, me të cilin kanë shumë ngjashmëri, si nga mendësia, frizura dhe tani edhe nga stomakderri, kanë urrejtje patologjike për “terroristët” e UÇK-së.
LSDM-ja atij nuk ia futi as kur bëhej qeveria, as në zgjedhjet lokale kur ai erdhi në Dibër dhe në Strugë për të përkrahur Aleancën dhe as para një muaj kur ai mundoj t’i bindte këshilltarët e LSDM-së që të mos shkojnë në seancë (biles i ftoi në drekë në Shkup) dhe mos votojnë për UD-në e kryetarit të Komunës së Dibrës nga rradhët e BDI-së dhe ata as që ia futën.
Mos e merrni seriozisht Mu(k)(t)in, se LSDM-ja atij ia ka lënë vetëm sektorin e trajtimit të të burgosurve dhe tani erdhi momenti që të shfryn veten për pak faktorizim 😂😂😂

P.S. Sa më shumë e shan Muki BDI-në, aq më shumë e dua! I lutem Zotit që mos e shan Aleancën se do filloj ta dua 🙂