Arretohet gazetarja filipinase me akuzë për shpifje kibernetike

Një gazetare filipinase, Maria Ressa është arrestuar të mërkurën në në lidhje me akuzat për “shpifje kibernetike” kundër “Rappler”, faqes së lajmeve që ajo mbikëqyr.

Ressa njihet edhe si kritike e zëshme e presidentit të Filipineve, transmeton Klan Kosova.

Avokati i gazetares, JJ Disini, tha për CNN se ajo këtë të mërkurë u arrestua zyrtarisht, duke shtuar se para se të arrestohej ajo do të shkonte në gjykatën e natës në Pasay City, për të shpallur lirimin me kusht.

Më parë gjatë ditës, ajo pati edhe një urdhër arrest nga zyrtarët e Byrosë Kombëtare të Kërkimeve të Filipineve (NBI), Rappler raportoi.

Rappler tha se akuzat kanë të bëjnë me një artikull të botuar në vitin 2012.

Ressa u akuzua në lidhje me atë rast javën e kaluar, të cilën Amnesty International kritikoi si “një tjetër sulm legal absurd”, që arrinte në “ngacmim”.