Arrestohen katër persona nga Bojana, Kopanica dhe Pallçishta, kapen me kokainë

Sot rreth orës 4:30 të mëngjesit, në fshatin Pallçishtë e Poshtme të Tetovës, zyrtarët policorë kanë arrestuar 27 vjeçarin A.SH, 22 vjeçarin A.R, dhe 27 vjeçarin A.S nga fshatërat Kopanicë dhe Bojanë si dhe 23 vjeçarin M.J nga fshati Pallçishtë, të cilët në atë moment kanë drejtuar një automjet “Ford” me targa të Shkupit. MPB sot njoftoi se gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur kokainë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngriten padi adekuate.