Anulohet gjykimi për rastin e Llaskarcës, ku humbën jetën 16 persona

Është anuluar seanca gjyqësore për rastin e fatkeqësisë në Llaskarcë, përshkak se njëri nga të akuzuarit ka pësuar probleme shëndetësore.

Përgjegjësi i parkut të makinave të Durmo Tursit, Ramiz Miftari, sot i është nënshtruar një operacioni dhe për këtë arsye nuk janë sjell edhe të akuzuarit e tjerë nga paraburgimi.

Seancë e re gjyqësore është caktuar për më 15 tetor.