Ankara/ Nga aleat në armik, AKP-ja do të përjashtojë ish-kryeministrin Davotuglu

Qëndrimi kritik ndaj kreut të shtetit turk mund të ketë pasoja: sipas mediave, partia AKP e Rexhep Taip Erdoganit po punon që ta përjashtojë nga partia ish-kryeministrin turk Ahmet Davutoglu. Kjo u vendos në kryesinë e partisë, nën drejtimin e Erdoganit të hënën, raporton gazeta “Hürriyet”.

Kohët e fundit Davutoglu është shprehur në mënyrë gjithnjë e më kritike për AKP-në nën Erdoganin. Ai e ka kritikuar partinë se po largohet gjithnjë e më shumë nga parimet e saj bazë. Ndër të tjera, ai kritikoi vendimin e Erdoganit, për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Stamboll në mars. AKP-ja i humbi zgjedhjet.