Ali Ahmeti sot e mbledh Kryesinë Qendrore në Tetovë

Sot, me fillim në ora 15:00 në selinë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti ka thirrur mbledhje të Kryesisë Qendrore të partisë ku do të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit politike në vend si dhe rreth organizimit brendapartiak në vigjilje të Kongresit të Bashkimit Demokratik për Integrim.