ALI AHMETI: Ivanov s’ka legjitimitet për të falë

BDI nuk pret nga presidenti Gjorge Ivanov t’i falë dhunuesit e 27 prillit. Kreu i integristëve, Ali Ahmeti theksoi se ky do të ishte një veprim jo menduar mirë, duke vë theksin edhe në legjitimitetin e Ivanovit për një falje të tillë.

Mendoj se është një hap jo i menduar mirë i presidentit të shtetit apo më mirë të themi i kryetarit në ikje. Nuk e di se sa ka legjitimitet për të ndërmarr një veprim të tillë e cila do të ketë shumë reagime. Por përsëri i mbetet atij ta mendojë mirë se sa do të jetë funksionale një vendim i tillë”. – tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së

Ahmeti tha se mes partnerëve të koalicionit qeveritar nuk ekzistojnë dallime lidhur me propozim ligjin për prokurorinë Publike. Tha se po bëhen përpjekje që dallimet të harmonizohen edhe me opozitën maqedonase. Për këtë edhe opozita maqedonase dje paralajmëroi se së shpejti do t’i bëjnë publike kërkesat e tyre për këtë propozim ligj.

Ahmeti nuk u shpreh optimist se vendi mund të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në në qershor, por tha se një gjë e tillë mund të ndodh pak muaj më vonë.

Nëse nuk ndodh në qershor do të ndodh në shtator”- theksoi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së

Për dallim nga Ahmeti, zv.kryeministri Bujar Osmani ditë më parë u shpreh optimist se vendi në qershor do të merret vendimi kurse negociatat zyrtarisht të fillojnë në dhjetor.