Albin Kurti merr trajtim të veçant në QKUK, shtrihet në VIP dhomë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është shtrirë në spital për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.

Burime të Ballkani.info nga QKUK, kanë thënë se bëhet fjalë për simptoma të gripit sezonal por nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Mësohet se lideri i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti është duke u trajtuar në dhomë VIP.

“Ai është duke u trajtuar si zotëri në dhomën VIP të Klinikës Infektike”, kanë konfirmuar burimet brenda QKUK-së për Ballkani.info.

Kujtojmë se Kurti njihet në publik për modestinë dhe thjeshtësinë e tij si qytetar i thjeshtë, i cili më herët kishte potencuar se edhe për udhëtim shfrytëzon transportin publik.