Albana Vokshi me gratë demokrate për datën 16 shkurt

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, e organizoi takimin me gratë dhe vajzat e Kavajës në një moment, kur qyteti është tronditur nga përpjekja e institucioneve qeveritare për të fshehur krimin e përdhunimit të një miture dhe shantazhimit të saj në mjediset e shkollës.

Albana Vokshi argumentoi se të tilla drama ndodhin, sepse gjithçka, përfshirë arsimin, është i politizuar dhe i shërbejnë partisë më pushtet.

‘Drejtoria Arsimore është e politizuar dhe nuk ështe në shërbim të fëmijëve. Drejtoresha e shkollës udhëhiqet nga urdhri partiak e jo nga ndërgjegja për kujdesin ndaj fëmijëve. Psikologia është bashkëshortja e një eksponenti të PS dhe pothuajse nuk shkon farë në punë për t’u kujdesur për fëmijët.