Aksioni opozitar/ Kryemadhi takohet me Bashën!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mëngjesin e ditës së sotme ka shkuar pranë selisë blu,ku po zhvillon takim me kreun e PD Lulzim Basha.

Nuk dihet ende se për çfarë po mbahet ky takim, por mendohet të diskutohet për krizën politike në vend.

Ditën e nesërme kryedemokrati Basha pritet të takohet me aleatët e vegjël opozitarë.