Aksident trafiku, kamioni dhe makina përfundojnë në kanal

Në dalje të Kumanovës gjatë ditës së sotme është shkaktuar një aksident trafiku, me çrrastë një kamion dhe një veturë golf kanë rënë në një kanal, ku po kryheshin punë ndërtimore. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm është shkaktuar dëm material.