Aksident i rëndë në Sllatinë të Tetovës, 5 të lënduar

Në udhëkryqin në fshatin Sllatinë të Tetovës, dje (22-Gusht) rreth orës 16 e 20 minuta, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilën kanë marur pjesë dy vetura me targa të Tetovës: vetura ,,Volksvagen Touran,, të cilën e ka drejtuar 41-vjeçari H.J. nga Sllatina dhe vetura ,,Opel Corsa,, të cilën e ka drejtuar 25-vjeçari A.J. nga Tetova.

Në këtë aksident, lëndime trupore kanë marur dy vozitësit dhe tre bashkëudhëtarë nga të dy veturat të moshave 17, 21 dhe 25-vjeçe dhe të gjithë janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për t’ju ofruar ndihma mjekësore.

Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i nga SPB Tetovë.